A ka Kosova ujë të mjaftueshëm për hidrocentrale?

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u diskutuan burimet e ujit në Kosovë dhe shfrytëzimi i tyre për hidrocentrale.

Aktivistë për mbrojtjen e ambientit shfaqën shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e mjedisit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Reportazhi nga gryka e Deçanit shfaqi shqetësimin për dëmin e shkaktuar në lumin Lumbardh për prodhimin e rrymës.

Ndërkaq ekspertë të fushës diskutuan edhe për kapacitetet reale ujore të Kosovës për ndërtimin e hidrocentraleve.

Lidhur me këtë temë debatojnë : Besfort Kosova nga KOSID, Gani Berisha nga Ministria e Ambientit, Ellen Frank – Organizata Era Group, Adriatik Gacaferi  nga aktivist nga Deçani, Bledor Tolaj, banor, Bekim Shyti nga Shoqata për energji te riperteritshme, Baton Begolli nga Këshilli ndër-ministror për ujë e të tjerë…

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

“Kur kujtojmë rënien historike të komandantit Ilaz Kodra, lartësohen edhe momentet kulmore të sakrificës për liri”. Kështu është shprehur deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, në nderim të Heroit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëvetë rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kadriaj theksoi se komandanti Kodra ngriti dhe barti ndër breza luftëtarësh flamurin e lirisë.

“Ajo ditë e 30 prillit të vitit 1999, më së miri bën bashkë luftëtarin me popullin”- është shprehur Kadriaj.

“Ilaz Kodra është figura më ikonike e luftës për liri, personazhi më i vërtetë i një shqiptari e shëmbëlltyra më e rrallë se si duhet liria e si sakrifikohet për lirinë”- shtoi ajo.

Gjeneratat e reja, sipas saj, sot duhet të rriten me lavdinë e heronjve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha në këtë seancë po kujtohet një ngjarje e jashtëzakonshme.

“Sot po kujtojmë një ngjarje të jashtëzakonshme por mbi të gjitha po kujtojmë një histori. Sot bashkërisht po përkujtojmë Drenicën që ishte e fundit që po i bënte rezistencë regjimit jugosllav dhe normalisht që do të ishte e para që do të bënte kryengritje për liri”- tha ai.

Më 30.04.2024 janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili kishte qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës në betejat e zhvilluara në Drenicë dhe rrethinë.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kjo seancë ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar të interpretuar nga pjesëtar të Filharmonisë së Kosovës.

Në nderim për të gjithë të rënët e luftës së fundit në Kosovë, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje.