array(1) {
  [0]=>
  array(2) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(47) "https://kallxo.com/per-ne/metodologjia-e-punes/"
  }
}

Metodologjia e Punës


Gazetari që vepron si kujdestar

Prodhimet e Kallxo kanë që të gjitha të përbashkët një gjë thelbësore – ato i mbajnë llogaridhënës personat
e fuqishëm. Kjo realizohet përmes intervistave sfiduese dhe goditëse, jashtëzakonisht shumë të shikuara,
debate televizive mirë të menduara dhe argumentuara, storie të detajuara hulumtuese, që bazohen në dokumente
publike, e të cilat ndihmojnë në krijimin e një kulture të gazetarisë që shërben si kujdestar i proceseve në Kosovë.

Gazetaria që është e përkushtuar dhe sjell ndryshime

Ne besojmë që nuk mjafton thjesht të raportohet korrupsioni nëse institucionet nuk ndërmarrin asnjë veprim pas
raportimit tonë. Për këtë arsye, stafi ynë përmban një ekip profesionistësh ligjorë – të cilët dërgojnë në prokurori raste, të cilat shumicën e kohës vijnë si rezultat i monitorimit dhe raportimit tonë. Stafi ynë, po ashtu, monitoron zgjedhjet dhe asnjëherë nuk heziton që të bëjë ankesa zyrtare për shkeljet e vërejtura.

Gazetari që vepron në terren

Ne besojmë fuqishëm që në mënyrë që të tregojmë një storie që ofron informacion të saktë, të drejtë dhe të balancuar, kjo mund të bëhet vetëm duke qenë sa më afër njerëzve që preken nga çështja që trajtohet. Stafi i Kallxo Kosova prej 70 anëtarëve dhe kontribuuesve veprojnë në të gjithë Kosovën. Monitoruesit tanë të shërbimeve publike dhe gazetarët mbulojnë aktivisht 24 komuna në të gjithë Kosovën.

Gazetaria që trajnon për përsosmëri

Që prej themelimit të në vitin 2005, BIRN Kosova në bashkëpunim me Internews Kosova dhe BIRN hub, ka
trajnuar më shumë se 300 gazetarë, monitorues të gjykatave dhe hulumtues të nacionaliteteve të ndryshme që
jetojnë në Kosove. Ngritja e kapacitetit të mediave në mënyrë që të prodhojë gazetari profesionale mbetet nevojë e domosdoshme për një shtet të ri dhe me popullatë të re, siç është Kosova