Kurti organizoi pritje për Ambasadorin Abbott në përfundim të mandatit të tij

Në nderë të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, kryeministri i vendit, Nicholas Abbott, ka organizuar një pritje me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar miqësinë me Abbott.

“Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”– thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit.

Ai e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij si dhe theksoi mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.

Ndryshe, më 31 gusht 2019, Nicholas Abbott ishte emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Abbott, pasardhësi i O’Connell-it në Kosovë