Arkiv

50 organizata me letër të hapur drejtuar kryeministrit Kurti

Në ditën Botërore të Ujit, 50 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Me këtë letër të hapur kryeministrit Kurti i është kërkuar takim urgjent lidhur me situatën kritike dhe mbrojtjen e lumenjve.

Në letrën e tyre thuhet se “Ministri Aliu ka braktisur mandatin demokratik të dhënë nga populli, duke përjashtuar publikun nga proceset vendimmarrëse dhe duke lejuar që lumenjtë e Kosovës të jenë nën kontrollin e operatoreve të hidrocentraleve, për të cilët çdo pikë ujë në lum është humbje në xhepat e tyre”.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti 22.03.2024

I nderuar Kryeministër Albin Kurti,

Në rastin e Ditës Botërore të Ujit, më 22 Mars 2024, po ju drejtohemi me zhgënjim të thellë për të kërkuar anulimin e Udhezimit Administrativ (UA) MMPHI 04/2022 për Lejet Mjedisore për të i dhënë fund vendimeve arbitrare dhe abuzimeve me resurset tona natyrore nga Ministria e Mjedisit.

Që nga viti 2021, një grup i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë janë duke u përpjekur që të sigurojnë përfshirjen e pjesëmarrjes publike në Udhezimin Administrativ (UA) 04/2022 për Lejet Mjedisore.

Kjo është bërë fillimisht duke dërguar komente në draftin e propozuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2021 por që asnjë nga komentet tona nuk është marrë për bazë.

Kërkesa jonë kryesore ishte që publiku i ndikuar të njoftohej dhe të kishte të drejtë të paraqiste dëshmi për gjendjen e mjedisit para dhënjes së lejes mjedisore, e cila është akti i fundit administrativ dhe që mundëson operimin apo shfrytezimin e resurseve.

Kjo është kërkuar për arsye se për leshimin e lejeve mjedisore, Ministria e Mjedisit merr parasysh vetëm informatat e dorëzuara nga operatoret, që, siç dihet në rastet e hidrocentraleve në Lumbardh dhe Lepenc, operatoret nuk kanë lajmëruar asnjëherë shkatërrimet masive.

Kur mësuam se komentet tona nuk janë marrë fare parasysh dhe nuk figurojnë as në faqen zyrtare, së bashku me organizatën Austriake Riverwatch, jemi angazhuar që përmes një analize ligjore, të e njoftojmë drejtpërdrejtë ministrin Liburn Aliu që ky UA nuk përmbush detyrimin që rrjedh nga neni 52 i Kushtetutës së Kosovës dhe direktiva e Bashkimit Evropian që synon ta transpozojë, e të cilat Kosova i ka obligim për t`i transpozuar drejt dhe në mënyrë të plotë. Por, letra jonë është injoruar dhe pa asnjë komunikim dhe sqarim, ministri Aliu e nënshkroi këtë UA duke e bërë Ministrinë e Mjedisit dhe siç u pa më vonë, veten dhe operatorët e hidrocentraleve, të vetmit autoritete që të vendosin se çka përcakton degradim apo rehabilitim të mjedisit ku ne jetojmë.

Pas kalimit të këtij udhezimi në 2022, siç e dini, ne kemi kërkuar zyrtarisht nga ju anulimin e tij dhe pas analizës që i është bërë nga zyra juaj ligjore, Ministria e Mjedisit është udhëzuar të e bëjë plotësimin për të përfshirë pjesëmarrjen publike. Por Ministri Aliu injoroi edhe udhëzimet tuaja.

Tash në fund, është mësuar se pikërisht në kohën kur ne dhe zyra juaj ligjore kemi bërë këto përpjekje për komunikim, Ministri Aliu ka mbajtur takime të fshehta me kompaninë Kelkos, ku edhe janë dakorduar për leshimin e lejeve mjedisore, edhe pse dëmet masive nga hidrocentrali në fjalë asnjëherë as nuk janë raportuar dhe as nuk janë rehabilituar. Shih fotot më poshtë.

Pra, ne jemi në dijeni se kalimi i këtij UA dhe përjashtimi i publikut janë i kalkuluar me qëllim që të rehatohen operatoret që po përfitojnë miliona euro nga abuzimi me ujin tonë të paket apo edhe
resurse tjera dhe nuk kane interes ne respektim te ligjit. Por këto veprime të ministrit Aliu kanë krijuar një situatë tejet të pasigurt për bizneset që duan të investojnë dhe respektojnë ligjin në Kosovë sepse çdo leje e lëshuar përms ketij UA do të kontestohet në gjykatë.

Si organizata që ndjek punën e Ministrisë së Mjedisit, jemi të skandalizuar nga qasja e ministrit Aliu, ku me një arrogancë të pa parë injoron Kushtetutën e Kosovës, obligimet që rrjedhin nga direktivat e BE-së, udhezimet ligjore nga ju, rolin dhe te gjeturat e institucioneve mbikqyrse, therret konferenca per media dhe leshon deklarata publike kunder shoqerise civile, dhe më e rëndësishmja, injoron evidencën dhe faktet shkencore që dëshmojnë tharjen e lumenjve, humbjen e ujerave nëntokesore, dhe zhdukjen e biodiversitetit.

Është alarmante kur dëgjojmë propagandën e vazhdueshme për arritjet e ministrisë për të mbrojtur lumenjtë e Kosovës, pasi gjendja e lumenjve tanë, sidomos ata në parqet kombëtare, në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna, dëshmon qartë dështimin e ministrit Aliu për të mbrojtur ujerat e rrezikuara.

Ju lutem shihni videon:

Dhe fotot më poshtë, se në çfarë gjendje është Lumbardhi i Deçanit, lumi i Moravës së Binçes, lumi Lepenc, nga operimi i kundërligjshëm i hidrocentraleve nën udhëheqjen e ministrit Aliu.

Kryeministër, ky dështim dhe kjo qasje autoritare e Ministrit Aliu është e pa parë në historinë tonë të re.

Përjashtimi i publikut nga procesi i vendimmarrjes nuk është thjesht një procedurë administrative por është goditje e rëndë mbi sakrificat tona të përbashkëta për të fituar të drejtat tona Kushtetuese dhe për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. Por është një fitore e madhe për një grup të ngushtë, për të cilin çdo pikë e ujit në lum është humbje në xhepat e tyre.

Prandaj, duke pasur parasysh faktin se ministri Aliu refuzon të respektojë Kushtetutën e Kosovës, direktivat e BE-së, injoron edhe udhëzimet nga ju dhe personalisht angazhohet të heshtë çdo zë kritik, ndërhyrja juaj e menjëhershme është urgjente. Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga ju:

1. Anulimin e menjëhershëm të Udhezimit Administrativ për Leje Mjedisore dhe sigurimin e plotësimit të
tij menjëherë, sipas Kushtetutës dhe Direktivave të BE-së, për pjesëmarrje publike në procedurat e
dhënjes së lejeve mjedisore.

2. Ndërhyrjen tuaj personale për të sjellë fundin e fushatave sulmuese ndaj shoqërisë civile dhe deri në
restaurimin e zbatimit të ligjit nga Ministria e Mjedisit dhe kthimin e besimit të plotë, çështjet që kanë të
bëjnë me mbrojtjen e ujërave dhe hidrocentraleve, si dhe aspekte të tjera relevante, të jenë nën
mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të zyrës suaj.

Për fund, i nderuar kryeministër, ne jemi duke kërkuar vëmendje për çështjet që ju personalisht keni premtuar dhe keni dhënë edhe besën se do të kujdeseni nëse vini në pushtet. Për më tepër, para zgjedhjeve të fundit, Levizja Vetëvendosje dhe anëtarët e saj, si Ministri Aliu dhe Kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, u angazhuan intensivisht në ekspozimin e shkeljeve ligjore nga institucionet publike dhe operatoret e hidrocentraleve, dhe premtonin në çdo platformë që këtyre abuzimeve do t’u vijë fundi. Por kanë kaluar tre vite që ne jemi duke pritur ndryshimin e premtuar. Nuk mund të kthejmë kohën pas, por sulmeve ndaj lumenjeve dhe demokracisë sonë duhet t’u vijë fundi menjëherë.

Përfaqësues nga shoqëria civile në Kosovë dhe organizata Riverwatch në Austri, presim të ju takojmë sa më parë që të diskutojmë më tej shqetësimet tona.

Për më shumë, gjeni të bashkëngjitur letrën e plotë drejtuar Kryeministrit si dhe organizatat e shoqërisë civile që i drejtohen Kryeministrit me këtë letër.

1. Riverwatch
2. Pishtaret
3. EcoZ
4. Gjethi
5. Flutura Kusari- Aktiviste
6. Organizata për Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet- ÇOHU
7. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
8. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
9. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
10. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
11. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)
12. Klubi për Ngjitje “Merimangat e Pejës”
13. Center for Equality and Liberty (CEL)
14. Ec Ma Ndryshe
15. OJQ ERA
16. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
17. European Policy Institute of Kosovo EPIK
18. Rrjeti i Grave te Kosoves
19. Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC)
20. Habitat
21. Platforma360
22. Syri i Vizionit
23. Community Building Mitrovica
24. Koalicioni i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID)
25. Dylberizm
26. Lëvizja FOL
27. Kosova Democratic Institute (KDI)
28. Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA
29. Instituti per Politika Sociale Musine Kokalari
30. Instituti per Politika Zhvillimore -INDEP
31. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
32. Qendra per Arsim e Kosovës (KEC)
33. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
34. Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
35. Kosova – Women for Women
36. Hyjneshat
37. TOKA
38. YMCA Kosovo
39. Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)
40. SEKHMET Institute
41. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT)
42. Instituti GAP
43. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
44. Bubble Foundation

45. Demokracia për Zhvillim (D4D)
46. Let’s Do It Peja
47. Demokraci Plus, D+
48. Termokiss
49. Iniciative per Progres INPO
50. Civil Rights Defenders
51. GAIA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I nderuar Kryeministër, z. Albin Kurti,

Ndërsa sot, me 22 mars, 2024, shënojmë Ditën Botërore të Ujit, një zë i fuqishëm i 50të OJQ-ve në Kosovë, dhe organizata ndërkombëtare Riverwatch, po ju shkruajmë për të kërkuar urgjentisht një takim me ju lidhur me çështjen kritike të mbrojtjes së lumenjve të vendit tonë.

Jemi të alarmuar sepse me një qasje autoritare, Ministri Aliu ka braktisur mandatin demokratik të dhënë nga populli, duke përjashtuar publikun nga proceset vendimarrëse dhe duke lejuar që lumenjtë e Kosovës të jenë nën kontrollin e operatoreve të hidrocentraleve, për të cilët cdo pikë ujë në lum është humbje në xhepat e tyre.

Ju lutem gjejeni të bashkëngjitur letrën në të cilën, ne 50 organizatat e shoqërisë civile në Kosove, dhe organizata Riverwatch kemi renditur disa nga çështjet që kërkojnë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme:

  • Anulimin e Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore, i cili sipas kërkesave tona dhe udhëzimeve të zyrës suaj ligjore, po pret që dy vite për të u plotësuar nga Ministria e Mjedisit, për të përfshirë pjesëmarrjen publike, por është duke u penguar me një këmbëngulje të pa parë nga Ministri Aliu.
  • Ndalimi i sulmeve të Ministrit Aliu ndaj shoqërisë civile dhe deri në restaurimin dhe respektimin e ligjit dhe besimit të plotë në Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrin Aliu, çështjet që kanë të bëjnë me hidrocentralet dhe çështjet tjera relevante, të mbikëqyren drejtpërdrejt nga zyra e juaj.

Duke pasur parasysh se kanë kaluar tri vite që po presim për të parë ndryshimin e premtuar nga ju personalisht, por edhe nga partia Vetëvendosje, dhe duke parë se situata me lumenj po përkeqësohet çdo ditë, përfaqësues nga shoqëria civile në Kosovë dhe organizata për mbrojtjen e lumenjve Riverwatch kërkojmë një takim me ju, në rastin më të hershëm për të diskutuar këto çështje urgjente.

Përkushtimi ynë për mbrojtjen e lumenjve mbetet i njëjtë ashtu si atëherë kur na u dhanë premtimet nga ju, prandaj mbetemi të vendosur për t`u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të punojmë së bashku për të tejkaluar këtë krizë mjedisore.

Me respekt dhe shpresë, mbesim në pritje të përgjigjes nga ju!

  1. Riverwatch
  2. Pishtarët
  3. EcoZ
  4. Gjethi
  5. Flutura Kusari- Aktiviste
  6. Organizata për Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet- ÇOHU
  7.    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
  8. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  9. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
  10. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
  11. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)
  12. Klubi për Ngjitje “Merimangat e Pejës”
  13. Center for Equality and Liberty (CEL)
  14. Ec Ma Ndryshe
  15. OJQ ERA
  16. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
  17. European Policy Institute of Kosovo EPIK
  18. Rrjeti i Grave të Kosovës
  19. Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC)
  20. Habitat
  21. Platforma360
  22. Syri i Vizionit
  23. Community Building Mitrovica
  24. Koalicioni i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID)
  25. Dylberizm
  26. Lëvizja FOL
  27. Kosova Democratic Institute (KDI)
  28. Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA
  29. Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari
  30. Instituti për Politika Zhvillimore -INDEP
  31. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
  32. Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
  33. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
  34. Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
  35. Kosova – Women for Women
  36. Hyjneshat
  37. TOKA
  38. YMCA Kosovo
  39. Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)
  40. SEKHMET Institute
  41. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT)
  42. Instituti GAP
  43. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
  44. Bubble Foundation
  45. Demokracia për Zhvillim (D4D)
  46. Let’s Do It Peja
  47. Demokraci Plus, D+
  48. Termokiss
  49. Iniciative per Progres INPO
  50. Civil Rights Defenders
  51. GAIA