Ilustrim

Shtiu me pistoletë ndaj veturës së dy viktimave - i dyshuari në arrati

Një person dyshohet se ka gjuajtur me pistoletë ndaj dy personave më 18.02.2024 në Pejë.

Viktimat kanë raportuar rastin në Polici dhe kanë treguar se kishin mosmarrëveshje të mëhershme me të dyshuarin.

Një predhë që dyshohet se goditi veturën e viktimave, është sekuestruar.

I dyshuari gjendet në arrati, teksa rasti po hetohet.

Rasti dyshohet se ka ndodh në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, rreth orës 22:05.

Ky rast u cilësua si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.