Betohet gjyqtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Jeton Bytyqi, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është betuar para Presidentes së Republikës së Kosovës.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot më datë 11.03.2024 është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarit të ri në prezencë të Presidentes së Kosovës dhe Kryetares së Gjykatës Kushtesuese, Gresa Cakaj.

Jeton Bytyqi u përzgjodh për këtë pozitë nga Kuvendi i Kosovës me 69 vota, në seancën e datës 14.02.2024.

Bytyqi ishte në garë me Selman Ymerin, i cili mori vetëm 19 vota.

Kujtojmë se mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 9 vite, siç përcaktohet me Kushtetutën e Kosovës.