Dërgohet një person pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se po trajton një rast të vdekjes në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, dyshohet se një burrë është dërguar pa shenja jete nga Dragashi në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

Sipas Policisë rasti ka ndodh të martën e 6 shkurtit rreth orës 22:55.