Politikë me Protesta

Organizimi i protestave dhe efekti i tyre ishte tema e diskutimit për emisionin e sotëm ‘Jeta në Kosovë’.

Në prag të protestës së thirrur nga Lëvizja  Vetëvendosje për të shtunën, partitë në pushtet dhe në opozitë folën për protestën si mjet demokratik dhe domethënien e saj në Kosovë, ndër vite.

Përfaqësues nga opozita flasin për atë se pritet të zhvillohet protesta e 29 shtatorit.

Ndërkaq përfaqësues të shoqërisë civile flasin mbi motivet e një proteste të suksesshme.

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë diskutojnë Lutfi Haziri nga Lidhja Demorkatike e Kosovës, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate dhe Haki Abazi , analist.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Foto: ZPRK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast u tha se theks i veçantë është vënë te rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato” – u tha në njoftim.

Gjithashtu u shtua se në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit “Kompakt” të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.