Foto: SBASHK/ Facebook
SBAShK-u thërret protestë për 1 maj
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka paralajmëruar protestë më 01.05.2024, siç thonë ata për shkak të qasjes “së keqe të Qeverisë ndaj punëtorëve të arsimit”.
Në një bisedë telefonike, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për KALLXO.com, tha se kanë apeluar tek qeveria që të ndryshojë qasjen e saj ndaj punëtoreve të arsimit.
“I bëjmë apel qeverisë të ndryshojë qasjen ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve tjerë në sektorin publik e privat dhe kështu do të parandaloni veprimet tjera sindikale”- ka thënë Jashari.
Jashari duke folur në emër të SBAShK-u t tha se ka kritika për kabinetin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se përderisa kolegët e tyre të sindikatave të arsimit të vendeve të rajonit po lavdërohen për kushte të mira të punës, siç shprehet ai, Qeveria e Kosovës po vepron ndryshe me punëtorët arsimorë.
“Në qeverisjen Kurti gjërat ndryshuan edhe ministri [Hekuran] Murati e ministrja [Arbërie] Nagavci kanë qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe kërkesave të tyre legjitime. Tani, si për inat, kolegët nga sindikatat e arsimit të vendeve të rajonit po na lavdërohen me pagat e ngritura vazhdimisht, që dallojnë shumë krahasuar me pagat në Arsimin Parauniversitar të Kosovës. Po na krenohen edhe me kontratat e tyre kolektive, për Ligjin për sigurimin shëndetësor, për atë të Skemave pensionale dhe për kushtet e punës dhe për respektin e shprehur publikisht të qeverive të tyre ndaj figurës së mësuesit. Qeveria jonë po vepron krejt ndryshe”-ka thënë Rrahmani
Ai përmendi edhe Ligjin për paga duke thënë qe me të nuk u realizuan kërkesat e tyre.
“Lëvizën në mënyrë ironike vlerën e koeficientit të pagave. Nuk e bënë Ligjin për sigurime shëndetësore. Qeveria nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen Kolektive që garanton të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat. Si reagim i kësaj qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve do të ketë protestë më 1 maj” – thotë Jasharaj.
Protesta pritet të mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 maj.