array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Doruntina Baliu

Doruntina Baliu

Doruntina (Dori) iu bashkua KALLXO.com si praktikante dhe brenda pak muajsh fitoi besimin e redaktorëve dhe pjesës tjetër të stafit falë angazhimit të saj në punë.
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dega Gazetari dhe Komunikim Masiv dhe vazhdon studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci.
Doruntina është e angazhuar si gazetare hulumtuese me fokus në fushën e arsimit dhe redaktore për produktet e KALLXO.com.
Është e angazhuar edhe në zhvillimin dhe koordinimin e projekteve në Internews Kosova. Kryesisht është angazhuar në projekte që kanë të bëjnë me rininë, edukimin dhe gazetarinë hulumtuese.
Njihet për dëshirën e ndërlidhjes së situatave apo ndodhive me thënie të vjetra e fjali të urta të famshme, të huazuara dhe origjinale.