Shani e Bahri Maloku, vëllezërit e vrarë në Malishevë. FOTO: KALLXO.com

Gjykimi për vrasjen e vëllezërve në Malishevë drejt fundit, avokatja thumbon prokurorin

Në rastin e vrasjes së pjesëtarit të FSK-së Shani Maloku dhe vëllait të tij Bahri Maloku, u dha fjala përfundimtare.

Në këtë rast po gjykohen dy kushërinjtë e viktimave, poashtu vëllezër Besim dhe Blerim Maloku.

Prokurori Ramiz Buzhala, i cili ka trashëguar aktakuzën e ish-prokurorit Agron Matjani, në fjalën e tij përfundimtare kërkoi nga gjykata që dy të akuzuarit Besim dhe Blerim Maloku të dënohen sipas ligjit.

Ndërsa avokatja e palës se dëmtuar, Fehmije Gashi Bytyqi, fjalën e saj përfundimtare e nisi me një thënie të një autori të jashtëm: “S’ka krim që nuk zbulohet, por ka prokuror që nuk e zbulon”.

Ajo theksoi se aktakuza e prokurorit Agron Matjani është arbitrare dhe e ndryshueshme.

“Prokurori Agron Matjani ka shkuar në favor të amnistisë së të akuzuarit Blerim Maloku, fillimisht duke e akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje e pastaj lirimin e tij nga paraburgimi”, deklaroi avokatja Gashi Bytyqi.

Ajo theksoi se plumbat e natës kritike janë shtënë nga tri armë, dy prej të cilave janë gjetur ndërsa njëra jo.

“Është tepër shqetësuese se si Prokuroria nuk ka tentuar fare ta zbardhë të vërtetën”, deklaroi avokatja.

Ajo tha se vënia e drejtësisë në vend do ta pakësojë sadopak gjendjen shpirtërore të familjarëve të viktimave.

Në seancën e sotme foli edhe Afërdita Maloku-gruaja e viktimës Shani Maloku, i cili kishte qenë pjesëtar i FSK-së dhe ish-sigurim i Hashim Thaçit.

“Shpresojmë në vendimin e drejtë të gjykatës, sepse me të vërtetë kemi humbur dy njerëz shembuj, jemi në gjendje të keqe shpirtërore dhe se nëqoftëse nuk ka vendim meritor atëherë ne do të vrahemi për të dytën herë”, deklaroi Afërdita Maloku.

Ndërsa motra e dy vëllezërve të vrarë, Besnike Maloku, tha se shpresojnë në vendimin e drejtë të gjykatës. Në të kundërtën, ajo paralajmëroi se familja do të ndjekë çdo procedurë të mundshme ligjore tek organi më i lartë i vendit.

Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit Besim Maloku, avokati Ndrec Dodaj, kërkoi nga gjykata që t’i vlerësojë provat materiale dhe ta lirojë klientin e tij.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Blerim Maloku, avokati Prek Kola, kërkoi që gjykata t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese, pasi që klienti i tij e kishte pranuar akuzën që i vihet në barrë për armëmbajtje pa leje.

Shpallja e aktgjykimit të këtij rasti do të bëhet të premten.

Para më shumë se një muaji seanca për dhënien e fjalës përfundimtare në këtë rast kishte dështuar, për shkak se prokurori i rastit  kishte dërguar lëndën në Prokurorinë e shtetit, për sqarime shtesë.

Prokurori kërkon sqarime për rastin e vrasjes e pjesëtarit të FSK-së

Në seancën për mbrojtjen e tyre, i akuzuari Besim ishte deklaruar ndërsa i akuzuari Blerim ishte mbrojtur në heshtje.

I akuzuari rrëfen ku ishte natën kur u vranë kushërinjtë e tij – vëllezërit Shani e Bahri Maloku

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Prokurori i shkarkuar propozohet si dëshmitar në gjykimin e për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Në këtë rast kishin dëshmuar edhe gratë e dy viktimave dhe vëllau i tyre.

Gruaja e ish-sigurimit të Hashim Thaçit: Vrasja e burrit nuk ishte politike

Qan në Gjykatë gjatë dëshmisë për dy vëllezërit e vrarë

Bahri dhe Shani Maloku po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin sipas prokurorisë nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë: Avokati e sfidon aktakuzën

Prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Nga Prokuroria po akuzohen se kanë privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Në gjykimin e mbajtur në muajin Dhjetor 2018, i akuzuari Besim ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Blerim e kishte pranuar fajësinë për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim pa leje të armës.

Vrasja e pjesëtarit të FSK-së, i akuzuari për armëmbajtje pranon fajësinë

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokates mbrojtëse Feride Xani, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Blerim Malokut.

Ndërsa i akuzuari Besim gjendet në paraburgim prej 9Mars 2018.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin Nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Malokut.

Njëri nga të Vrarët në Malishevë Pjesëtar i FSK-së

Aktakuza ndaj Besim dhe Blerim Malokut, të cilët janë vëllezër, është ngritur nga prokurori Agron Matjani, raporton KALLXO.com.

Këto vepra janë kryer në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besimi me vete ka pasur një pushkë automatike ndërsa Blerimi një pistoletë, raporton ëëë.kallxo.com.

Aktakuza shpjegon se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku.

Në aktakuzë thuhet se Blerim Malokut, në shtëpinë e tij i janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e punuar me dorë dhe të njëjtat janë sekuestruar nga personat e autorizuar.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së