Tërmet 4.7 shkallë në Kroaci
01.5.2024 - 09:28
Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua sot më 01.05.2024 në Kroaci, afër kryeqytetit Zagreb, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Ky termet kishte një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe njoftohet se u ndje edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Dridhjet e tokës u regjistruan në orët e hershme të mëngjesit të mërkurës, rreth orës 06:00h.