Ilustrim

Vajza raporton në polici për zhdukjen e nënës

Një vajzë ka raportuar në polici se i është zhdukur nëna. Rasti sipas raportit 24-orësh ka ndodhur në Rahovec.

Sipas forcave të rendit, më 30.04.2024 ankuesja ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në raportin policor është thënë së viktima është larguar nga shtëpia më 28.04.2024 në 14:30h.

Tutje është thënë se rasti është nën hetime.