Ilustrim

Policia konfiskon një armë pa leje në Gjakovë

Një armë zjarri pa leje është konfiskuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë nga Policia e Kosovës.

Siç është thënë në raportin 24-orësh të Policisë, Policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefki Shasivari” në Gjakovë më 30.04.2024 në 13:20h.

Policia tha se tek i dyshuari gjatë kontrolli është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit me një karikator të zbrazët.

PK tha se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.