Ilustrim

Gjuajtën me armë nga vetura, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona nën dyshimin se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë më 30.04.2024 në 14:45h.

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.

Tutje u tha se rasti është iniciuar si përdorim i armës dhe armëmbajtje, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.