Shani e Bahri Maloku, vëllezërit e vrarë në Malishevë. FOTO: KALLXO.com

Prokurori kërkon sqarime për rastin e vrasjes e pjesëtarit të FSK-së

Fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e pjesëtarit të FSK-së, Shani Maloku dhe vëllait të tij, Bahri Maloku, ka dështuar të ipet para gjykatës.

Në këtë rast prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Sot KALLXO.com merr vesh se shkak i dështimit të kësaj seance, ishte se prokurori Ramiz Buzhala kishte dërguar lëndën në Prokurori të shtetit për të kërkuar sqarime.

“Lëndën e kam dërguar në Prokurori të shtetit, për me kërku sqarime shtesë” ,tha Buzhala.

Dje ishte planifikuar të thuhej fjala përfundimtare nga palët në procedurë.

Javën e kaluar ishte dhënë mbrojtja e dy të akuzuarve.

Vrasja e dy vëllezërve Bahri dhe Shani Maloku është përshkruar në aktakuzën e prokurorit Agron Matjani.

Sipas prokurorisë, vëllezërit tashmë të ndjerë,po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Në gjykimin e kaluar të mbajtur në muajin Dhjetor 2018, i akuzuari Besim ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Blerim e kishte pranuar fajësinë për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim pa leje të armës.

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokates mbrojtëse Feride Xani, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Blerim Malokut.

I akuzuari Besim Maloku gjendet në paraburgim prej 9 mars 2018.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin Nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Malokut.

https://kallxo.com/prokuroria-pretendon-se-hajnat-e-vrane-pjesetarin-e-fsk-se/