Vrasja në Bellanicë të Malishevës, 19 vite burgim për të akuzuarin

Gjykata e Gjakovës pas pranimit të fajësisë e ka dënuar me 19 vite dënim (unik) me burgim të akuzuarin Isuf Zogaj për vrasjen e A. B. më 20 shtator të vitit 2023.

“Pas shqyrtimit fillestarë, ku i pandehuri e ka pranuar fajësinë sipas akuzës, kryetari i trupit gjykues Ilir Rashkaj, të akuzuarin I. Z., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 20.09.2023”- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjakovës.

Sipas njoftimit të Gjykatës dënimi prej 19 vite i është shqiptuar si dënim unik për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së datës 20.09.2023 në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Bellanicë të Malishëvës me dashje e ka privuar nga jeta të nderin A. B.

Sipas njoftimit të Gjykatës, aktakuza thotë se viktima ishte duke shkuar me veturë në punë dhe i akuzuari më të parë të ndjerin të ndalet në vend parking, shkon tek vetura e të ndjerit hap derën dhe qëllon me armë në kokë pesë herë.

Pas vrasjes i pandehuri është larguar nga vend i ngjarjes dhe është lajmëruar në polici.