Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Mitrovicë e Veriut – Aktivistja për mbrojtën e kafshëve raporton në Polici ngordhjen e një qeni

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicë të Veriut një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, ka njoftuar se në rrugë gjendet një qen i ngordhur që dyshohet se është helmuar.

Rasti është thënë se ka ndodhur në rrugën “Vlade Cetkovic” më 30.04.2024 në 18:55h.

Sipas forcave të rendit, përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën.

Tutje është thënë se rasti është në hetime.