Aksioni i Plotë i Policisë: Gjetja e Molotovëve

Nga aksioni i plotë i policisë i zhviluar më 1 shtator kur u gjetën dhe konfiskuan koktej molotovi dhe mjete të dyshimta.

Në xhirimet e Rubrikës “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” shihet aksioni i zbulimit të molotovëve  nga fillimi deri në fund.

Njësia Speciale e Policisë në bazë të disa informatave niset me makinat e saj drejt vendit ku dyshohet se mbahen molotovët dhe mjetet tjera të dyshimta.

Pastaj policët thyejnë dyert e garazheve në Lagjen “Dardania” të Prishtinës pasi ato janë të mbyllura, ndërsa zbulojnë brenda tyre koktej të përgatitur molotovi, vaj të zi dhe benzinë të përpunuar.

Policia pastaj ekspozon aty ku i gjen këto mjete të rrezikshme.

 

http://kallxo.com/video-ekskluzive-policia-zbulon-molotovet/

Foto: Policia e Kosovës

Sot, më 02.05.2024, për herë të parë u mbajt kuvendi themelues i shoqatës sportive të Policisë së Kosovës.

Iniciativën për themelimin e kësaj shoqate e ka marrë drejtori i përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha.

Në kuvendin e sotëm mori pjesë drejtori Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe 26 delegatët e kuvendit themelues të shoqatës.

“Kuvendi zgjodhi organet drejtuese, aprovoi statutin e shoqatës sportive si dhe caktoi përgjegjësit për themelimin e klubeve sportive në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës” – tha Policia në komunikatën për media.

Qëllimi i kësaj shoqate, sipas Policisë, është që të integrohen në federatat e ndryshme sportive me disiplina si futboll të vogël, volejboll, xhudo, atletikë, shenjëtari, shah e të tjera.

Policia vlerësoi se kjo do të ndikojë në integrimin, qasjen dhe afërsinë e drejtpërdrejtë të Policisë me komunitetin, për të treguar disiplinën dhe profesionalizmin e zyrtarëve policorë edhe jashtë detyrës policore.

Në komunikatë u tha se shoqata sportive e Policisë së Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore do të vazhdojë me aplikim në institucionet relevante për licencim dhe procedura të mëtejme.