Drejtësia në Kosovë

Prokurorja Manastiri: Kemi arrestuar 97% të të dyshuarve në Karaçevë

Katër javë pas aksionit të madh të shkatërrimit të aktivitetit ilegal në fshatin Karaçevë të Kamenicës, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ ka zhvilluar një intervistë me prokuroren e rastit Rozelida Manastiri.

“Hetime në vazhdimësi jemi duke bërë dhe jemi në fazën ku jemi duke i intervistuar të dyshuarit mund të them se plani është realizuar gati 97% që jemi të kënaqur me realizimin e këtij plani dhe arrestimin e personave të cilët kanë qenë të dyshuar nga fillimi dhe në vazhdimësi të hetimit që kemi qenë”, tha prokurorja Manastiri, e cila gjithashtu ka shtuar se kanë mbetur në arrati edhe katër persona.

“Tani për tani i kemi katër persona që janë në arrati dhe persona shpresojmë se shumë shpejt do të arrestohen”, ka shtuar Manastiri.

“Duke marr parasysh që kanë qenë 13 objekte në të cilat janë luajtur lojërat e bixhozit, ne prej atyre pronarëve menaxherëve të këtyre objekteve janë të arrestuar 12 persona”, theksoi prokurorja.

Nga personat e mbetur në kërkim që ende nuk janë kapur nga organet e rendit ka të atillë që janë përfshirë kontrabandimin me mallra, e po ashtu persona që janë marr me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.