
Drejtësia në Kosovë
Si kontrabandoheshin Smart Phonët në Prishtinë
Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet nga kontrollet e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me zyrtarët nga Dogana e Kosovës, ku cak i bastisjeve ishin lokalet e shitjes dhe servisimit të telefonave mobil në kryeqytet.
Sipas ligjit çdo mall i cili është për shitje duhet të jetë i regjistruar në stokun e biznesit e poashtu në librat e shitjes në rast se në regjistër nuk dëshmohet një gjë e tillë atëherë mallrat sekuestrohen.
Nga pronari inspektorët kërkojnë të sillen dokumentet e nevojshme për kontroll dhe kërkohet të deklarohen faturat për prejardhjen e secilit mall që gjendet brenda.
Inspektorët e ATK-së tregojnë të gjeturat e këtij inspektimi në lokalin e kontrolluar.
“Jemi për vizitë tek ky biznes së bashku me kolegët nga Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit të verifikimit të stokut ne i kontrolluam së pari librin e blerjes pastaj librin e shitje, listën, lagerin e listës se stokuk momental në biznes andaj Dogana e Kosovës vërtetoi edhe dudat doganor për mallin e importuar nga vendet e ndryshme në emër të këtij biznesi”, spejgon inspektori i ATK-së.