Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Kanoset një burrë në Mitrovicë të Jugut, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Mitrovica e Jugut ka raportuar në Policinë e Kosovës se është duke u ngacmuar dhe kanosur nga një burrë tjetër.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” më 30.04.2024 në 15:03h.

Siç është thënë në raportin policor 24-orësh i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.