Foto: Ilustrim

Video: Arrestimi i të arratisurit nga Burgu i Lipjanit

Dhjetëra zyrtarë policorë të njësive speciale ishin thirrur në asistencë për arrestimin e një të dyshuari i cili ishte arratisur nga Burgu i Lipjanit.

Ekipet policore në orët e hershme të mëngjesit pasi morën informacionin se cili ishte personi i kërkuar, u nisën drejtë Vushtrrisë.

“Siç jeni të informuar sot jemi në një asistencë lidhur me zbatimin e një urdhërese të gjykatës, për një arratisje nga Burgu i Lipjanit. Lokacioni i të dyshuarit është në Komunën e Mitrovicës. Prej këtij momenti fillojmë operacionin”, tregon para zyrtarëve policorë, shefi i operacionit.

Deri sa gjetën edhe shtëpinë ku dyshohej se ishte i arratisuri, zyrtarët policor dolën nga veturat e tyre dhe u drejtuan drejt shtëpisë.

Pamjet ekskluzive u shfaqën deri sa policia hyn brenda shtëpisë dhe gjen të arratisurin deri sa ishte në gjumë.

Të njëjtit iu kumtuan të drejtat e tij ndërsa pas arrestimit ekipet policore e drejtojnë drejt stacionit policor.

Pas arrestimit në shtëpinë e të dyshuarit u krye edhe një bastisje.

Nga bastisja u konfiskuan edhe dy armë të gjata zjarri.