Lufta për pronën
22.5.2020 - 22:53
Në emisionin e fundit në “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan rrëfimet e dy grave të cilat janë në procese gjyqësore me familjarë të tyre për shkak të pronave.
Një grua 54 vjeçare rrëfeu dhunën fizike ndaj saj dhe dëbimin nga shtëpia pas 17 viteve martesë.
Një grua tjetër rrëfeu problemet me xhaxhain dhe plagosjen e vëllait të saj, siç thotë ajo, për çështje të pronës.
Gjithashtu në emision u sqaruan procedurat gjyqësore nga disa avokatë që përfaqësojnë palë me probleme të tilla në gjykatë.