Ilustrim

Pamje nga rrugët e Prishtinës, Njësitë speciale arrestojnë shkelësit e rregullave gjatë pandemisë

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë parashohin edhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 17:00 deri në orën 6 të mëngjesit.Kamera e rubrikës policia ka ndjeur njësitë speciale gjatë kontrolleve.

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën ‘Policia’, u transmetuan kontrollet e policisë në orën policore.

Vetura të shumta u ndaluan në një operacion policor i cili është duke u zhvilluar tash e disa ditë në Kosovë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Te vendosur në pika kontrolli të ndryshme, policia po kërkon lejet e veçanta të qarkullimit vozitësve gjatë orës policore.

Policia e Kosovës tash e një kohë të gjatë ka ndërmarrë masa të rrepta sa i përket qarkullimit në orën policore.

Siç mund të shihni në pamjet e transmetuara në DNK, zyrtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë të vendosur në pikë kontrolli te “Rrethi i Ismetit”.

Policia në ndalesat e veturave kërkon, patentë shoferin, regjistrimin e veturës, lejen e posaçshme të qarkullimit në orën policore dhe një çertifikatë të biznesit apo ndërmarrjes e cila vërteton se qytetarët kanë arsye për qarkullim edhe gjatë ndalimit të lëvizjes në orar të caktuar të vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në pamjet të cilat janë u transmetuan në Rubrikën “Policia” zyrtarët e policisë në pikë kontrolli hasën në një person i cili kishte leje qarkullimi por që  të njëjtit në leje i mungonin tabelat e veturës me të cilin automjet ka të drejtë të lëviz.

Policia ishte vendosur edhe në një pikë tjetër kontrolli, në afërsi të “Hotel Grand” ku ndaluan vetura të cilët qarkullonin gjatë orës policore.

Një shtetas i Shqipërisë po qarkullonte gjatë orës policore iu vazhduan procedurat policore për mosrespektim të vendimit për qarkullim në kohë të caktuar pasi që i njëjti nuk posedonte as vërtetim për qarkullim e as ndonjë leje tjetër.