Pamje kur policia kap shpejtësi rekorde në Komoran

Në rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte u transmetuan pamjet e Njësisë për Kontroll të Autostradave në kuadër të Policisë Kosovës.

Policia e Kosovës ka gjobitur tre vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Policia gjatë aksionit filimisht e ka ndaluar një ngasëse të automjetit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë gjatë vozitjes.

Sipas zyrtarit policor, në bazë të shpejtësisë, në zonën 70 km/h, vozitësja ka vozitur 113 km/h, si dhe në bazë të kësaj shpejtësie gjoba është 150 euro dhe 2 pikë negative në patent-shoferë.

Polica e Kosovës e ka ndaluar edhe një automjet tjetër për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas PK-së, pasi ngasësi posedon patent-shofer të jashtëm ai nuk i ndalet, por i ndalet drejtimi i automjetit në Kosovë për 3 muaj. Sipas zyrtarit policor, gjoba në këtë rast është 300 euro, ndërkaq nëse paguhet brenda 15 ditësh paguhet 150 euro.

Vetura tjetër që është ndalur nga policia ka arsyen e njëjtë atë për tejkalim të shpejtësisë.

Zyrtari policor bën të ditur se vozitësi ka nënshtetësi zvicerane dhe nuk posedon dokument të Kosovës dhe se gjoba që i shqiptohet është 300 euro me mundësi pagese 150 euro brenda 15 ditësh.

Të njëjtit i është ndaluar drejtimi i automjetit në Kosovë për 3 muaj.