Debat Pernime, Kamenicë. Foto: Kallxo.com

Komuna pa Çerdhe

Në Debat Pernime, kandidatët për kryetar të Hanit të Elezit premtuan laboratorë për shkollat e kësaj komune.

Florim Shkreta nga PDK tha se do të bëjnë depolitizimin e arsimit dhe do t’i pajisë shkollat me kabinete.

“Po e premtoj një çerdhe padyshim dhe depolitizimin e arsimit nëpër shkolla. Do t’i pajis kabinetet me gjërat adekuate që ka nevojë një kabinet. Po ashtu e premtoj një shkollë në Lagjen e Re sepse është e nevojshme”, tha Shkreta.

Hyrijete Isufi nga LDK tha se do të investojnë në kabinete.

“Për arsim kemi me ba depolitizim, ish kanë mirë që edhe në arsim dhe shëndetësi tamam me i lanë me punu shlirë. Duhet me investu në kabinete të kimisë, biologjisë dhe fizikës”, tha Isufi.

Kandidati i Pavarur, Rufki Suma, tha se çerdhja e premtuar do të funksionalizohet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

“Çerdhja ka qenë e premtuar edhe më herët por na ka mungu lokacioni. Për këtë shkak ka mbetë pa ndërtu. Nëse këtë vit nëse nuk përfundon çerdhja, në shtatorin tjetër do të funskionalizohet. Sa i përket kabineteve ka nevojë në çdo shkollë të ketë laboratorë, ndërsa për terrene sportive kemi arritë që çdo shkollë të ketë të paktën një teren sportiv”, tha Suma.

Ilustrim.

Më 04.05.2024 është arrestuar një person për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës së gjinisë femërore, të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale.

Rasti ka ndodhur më 29.04.2024 në Viti.

Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, rasti po trajtohet si “fotografimi dhe video incizimet tjera të paautorizuara”.