Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për Këshill të Europës, por ka përpjekje për kushtëzim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarsim në Këshillin e Europës.

Por sipas Hoxhajt, ka përpjekje për të kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asocioacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar të padrejtë.

Në një intervistë për News24 Albania, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Hoxhaj e sheh si vulë të shtetësisë së saj si vend europian.

“Tash po dëgjoj kohët e fundit se ka një përpjekje për ta kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit konkretisht Kurti duhet të miratonte një draft-asociacioni dhe ta dërgonte në Kushtetuese si një kusht i fundit paraprak. Kështu më kanë thënë edhe disa ambasadorëve që janë të pranishëm në Prishtinë. Unë mendoj se është e padrejtë që i bëhet Kosovës duke ditur se i përmbush të gjitha kriteret e mundshme. Kjo është një mënyrë se si shtetet e mëdha bëjnë politikat, kërcënimi dhe kushtëzimi në raport me shtetet e tjera si Kosova që dëshirojnë të jenë pjesë e organizatava të mëdha”- tha Hoxha më 04.05.2024 në intervistë për News24 Albania.

Kosovës i kanë mbetur më pak se një muaj deri te votat e ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës (KiE), të cilat përcaktojnë nëse vendi më i ri i kontinentit do të bëhet shteti i 47-të i organizatës për të drejtat e njeriut.

Më 16.04.2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë që merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë.

Kosova ka aplikuar më 12.05.2022, për anëtarësim në Këshillin e Europës, me dorëzimin e aplikacionit nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, me seli në Strasburg të Francës, e themeluar më 1949. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtar