Policia e Kosovës

3 mijë euro cigare, parandalohet një rast i kontrabandimit në Han të Elezit (FOTO)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rest të kontrabandimit të cigareve në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit në kabinën e shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa me cigare ndërsa gjatë kontraollit të mëtejmë në terminalin doganor, janë gjetur edhe 70 boksa me vigare të fshehura në kabinën e kamionit.

Vlera e kësaj sasie të cigareve vlerësohet të jetë 3 mijë euro.

Në njoftim thuhet se cigaret janë konfirmuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse” – thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës më 13.04.2024.