Ilustrim

Ishte duke vozitur me fëmijë në prehër - sa u gjobit shoferi sipas ligjit të ri?

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer i cili e ka drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër në Mitrovicën e Jugut.

Shoferi është hasur nga Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut dhe i njëjti është ndëshkuar në bazë të Ligjit për rregullat e trafikut. Kundërvajtësi është gjobitur me 400 euro gjobë, pesë pikë negative dhe të njëjtit i është marrë petent-shoferi për 6 muaj.

“Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 04.05.2024.

Nga 03.04.2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me anë të të cilit janë ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Ky ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 22.02.2024 dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024, duke e shfuqizuar Ligjin e vjetër për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka qenë në zbatim që nga gushti i vitit 2016.

Cilat janë ndryshimet në dënime me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor?