
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Si u përmbys rezultati në 'Kodrën e Trimave' në favor të kandidatit të LDK-së, Përparim Rama
Në balotazhin e datës 14 nëntor për zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës, në lagjen ‘Kodra e Trimave’ kanë qenë të hapura 3 qendra të votimit me katër vendvotime.
Në të gjitha këto qendra ka prirë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, derisa në rrethin e parë po printe Arben Vitia.
Sipas të dhënave të KQZ, nëpër këto qendra në rudin e dytë mbi 50% e votave kanë qenë për kandidatin Rama.
Në rundin e parë Arben Vitia i LVV mori 3,085 vota në këto vendvotime, ndërsa Përparim Rama siguroi 2,997 vota, duke përjashtuar këtu votat për kandidatë tjerë në rundin e parë.
Kurse, në balotazhin e datës 14 nëntor në këto vendvotime, kandidati nga LDK Përparim Rama mori 4,627 vota, kurse Arben Vitia mori 3,585 vota.
Më poshtë gjeni të dhënat e votave në bazë të vendvotimeve në rundin e parë dhe të dytë në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Në vendvotimin 1920E “Zenel Hajdini”
Rundi parë: Arben Vitia 756 vota, Përparim Rama, 907
Rundi i dytë:
Në shtatë vendvotimet e pikës votuese 1920E në shkollën ‘Zenel Hajdini’, kandidati Përparim Rama ka prirë me numër të votave në krahasim me kandidatin e LVV-së, Arben Vitia.
Rama në vendvotimet e kësaj qendre arriti afër 60% të votave, derisa Vitia mbi 40%.
Përparim Rama, 1,394 vota, Arben Vitia, 1,002 vota
Vendvotimi 1920X Shkolla “Nazim Gafurri”
Rundi i parë:
Arben Vitia: 881 vota, Përparim Rama, 751 vota.
Rundi i dytë:
Përparim Rama 1,147 vota, Arben Vitia, 963 vota.
Vendvotimi 1921E “Asim Vokshi”
Rundi i parë:
Arben Vitia, 725 vota, Përparim Rama, 669 vota
Rundi i dytë: 1,028 vota për Përparim Ramën, Arben Vitia 806 vota
Vendvotimi 1921 X “Naim Gafurri
Rundi i parë:
Arben Vitia, 779 vota, Përparim Rama 670 vota
Rundi i dytë: Përparim Rama 1,059, Arben Vitia 814 vota.
Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është zgjedhur kryetar i Prishtinës në rrethin e dytë të votimeve më datë 14 nëntor, duke mundur kandidatin e LVV-së, Arben Vitia
Rama arriti të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, derisa, Arben Vitia nga LVV siguroi 38 mijë e 958 vota apo 48,93 %.