Tentimi për t’i vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”, reagon drejtoresha e arsimit

Në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme (03.05.2024) dy persona të panjohur të cilin ishin maskuar e posedonin me vete edhe materiale djegëse kishin tentuar që t’i vënë flakën objektit të një shkolle.

Cak i këtij sulmi ishte shkolla “Meto Bajraktari”.

Dy të dyshuarit deri më tani ende të paidentifikuar, sipas policisë kishin thyer një dritare të shkollës e më pas kishin hedhur edhe benzinë me qëllimin që t’i vinin flakën objektit.

Ka qenë personeli i shkollës i cili ka vërejtur veprimet e dyshimta ndërsa me të parë dy të dyshuarit personelin kishin larguar në drejtim të panjohur.

Për rastin ka reaguar edhe Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë Jehona Lushaku.

“Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike”- ka shkruar Lushaku.

Tutje ajo tha se e dënojnë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor.

Motivet e këtij akti duhet të zbulohen. Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit”- ka shkruar Lushaku në Facebook.

Ne fund ajo shton se “Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët”.

Dy persona të maskuar tentuan t’i vënë flakën një shkolle në Prishtinë