Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shoferi i kamionit humb kontrollin, lëndohen dy persona nga vetaksidenti në magjistralen Duhël-Suharekë

Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë pas një vetaksidenti në magjistralen Duhël-Suharekë. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin.

“Po, me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngases ka humbur kontrollin e automjetit-kamion. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore”- tha Bytyqi për KALLXO.com.