Dokumentimi i mjerimit në Qendrat për Punë Sociale

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi ekskluziv që dëshmon gjendjen e mjerueshme në Qendrat për Punë Sociale në mbarë vendin.

Në edicionin e sotëm të emisionit po transmetohen pamje dhe intervista, të cilat dëshmojnë mungesën e investimeve, dëmtimin e hapësirave të punës dhe trajtimin johuman të qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga Qendrat për Punë Sociale në Kosovë.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar dhjetëra Qendra për Punë Sociale në Kosovë dhe gjetjet tregojnë për kushte të rënda të punës.

Në shumë prej këtyre objekteve ka mungesë të hapësirave adekuate për trajtimin e rasteve.

www.kallxo.com