Momenti i arrestimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut | Foto: Kossev/05.06.2026

VIDEO - Momenti i arrestimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, është shoqëruar në stacionin e Policisë në Veri.

Në pamjet e publikuara nga portali Kossev, Radojeviq u shoqërua nga policët pasi ngjyrosi me ngjyrë në mbishkrimin “E DUA MITROVICËN”, i cili është i vendosur në rreth rrotullimin në Mitrovicë të Veriut.

Siç kupton KALLXO.com, kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe një person tjetër janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë në procedurë për të marrë gjobë për dëmtim të pronës.

Kurse, për këtë rast deri më tani nuk është njoftuar as Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmoi Valon Preteni.

“E DUA MITROVICEN” – ishte vendosur gjatë kohës sa kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte Erden Atiq. Në fund të majit, Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore miratoi një propozim për heqjen e këtij mbishkrimi.