Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia sekuestron thikë, elektorshok e narkotikë
02.6.2026 - 12:30
Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te dy personat e dyshuar më 01.06.2026, në ora 05:14, janë gjetur një thikë, një elektroshok, një sasi substancë e dyshuar narkotike si dhe mjete të punës.
Në raportin policor të datës 02.06.2026 bëhet e ditur se të njëjta janë konfiskuar nga organet e rendit.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.