Foto: Volodymyr Zelensky / facebook

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të premten, më 05.06.2026, nga 185 pjesëtarë të forcave ushtarake secila, në shkëmbimin e fundit të të burgosurve të luftës ka raportuar Reuters, duke iu referuar zyrtarëve të dy vendeve.

Shumica e ukrainasve të kthyer ishin në duar të rusëve që nga viti 2022, ka njoftuar në X presidenti Volodymyr Zelensky. Rusia gjithashtu ka kthyer edhe një civil, ka shtuar ai.

Ukrainasi më i vjetër i kthyer është 62 vjeç, sipas shtabit të përgjithshëm të Kievit.

Shkëmbimi i së premtes, më 05.06.2026, është i dyti sipas marrëveshjes midis vendeve për të shkëmbyer nga 1.000 të burgosur lufte secili vend, si pjesë e marrëveshjes tre-ditore të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në fillim të majit 2026.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ndërmjetësuan rundet e mëparshme të shkëmbimeve, gjithashtu ndërmjetësuan shkëmbimin e së premtes, të datës 05.06.2026, ka njoftuar Ministria ruse e Mbrojtjes në aplikacionin Telegram.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com