Ilustrim
Gjilan, theret me thikë një 18-vjeçar
Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur nga therja me thikë që ka ndodhur në rrugën “Avdulla Tahiri’ në Gjilan.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë në Gjilan, e cila ka konfirmuar rastin i cili u raportua se ndodhi rreth orës 21:00.
‘Më 04.06.2026 rreth orës 20:53 kemi pranuar informatë se në Rr.”Avdulla Tahiri” në Gjilan ka ndodhur një rast therje me thikë në mes dy personave, ku viktima është (sh/k/m,2008) dhe i dyshuarit (sh/k/m 2009)”- ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai tha se në vendin e ngjarjes nga ana e policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, kurse viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan.
“Sipas raportit të mjekut gjendja e viktimës është stabile. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante”- shtoi tutje Hashani.
Sipas tij rrethanat e rastit po hetohen nga Policia në koordinim me prokurorin e shtetit.