VIDEO – Momenti kur specialët thyejnë dyert e njerëzve të dyshuar për korrupsion

Operacioni i njohur si “Brezovica” kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, “Kallxo Përnime” në kuadër të ciklit të emisioneve “Prokuroria” ka transmetuar rrjedhën e operacionit të drejtuar nga Prokuroria e Ferizajt.

Në pamjet e para të shfaqura është transmetuar momenti i nisjes së bastisjeve.

Në pamje shpërfaqet dera hyrëse e shtëpisë së njërit prej drejtorëve të komunës së Shtërpcës i cili ishte i dyshuar për korrupsion në rastin Brezovica.

Emisioni hulumtues “Kallxo Përnime” ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.

Në materialet ekskluzive është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kyretarit Branislav Nikoliq disa duqe me para.

Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.

Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës.

Nikoliq ishte arrestuar gjatë asaj bastisje.

Atëkohë, atij i ishte bllokuar edhe një konto me një shumë prej mbi 1 milion euro, e po ashtu dy makina.