Brenda një dite, tri raste të dhunës në familje në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Në Lipjan më 29.04.2024 një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, babait dhe njerkës së tij.

Sipas Policisë, njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

Ndërsa në stacionin Policor në Kaçanik, Policia ka njoftuar se më 29.04.2024 rreth orës 09:50 është paraqitur një grua e cila ka deklaruar se se bashkëshorti i saj, i cili jeton në Zvicër vazhdimisht është duke i bërë presion psikik përmes telefonit.

Policia ka njoftuar se prokurori është njoftuar dhe rasti mbetet në hetime.

Kurse në Malishevë më 29.04.2024, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje,  bashkëshorti i saj, i ka shkaktuar dhunë psikike.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”- ka njoftuar Policia.