Behar Mustafa iu bashkua BIRN Kosovës në vitin 2014. Behari u diplomua në shkencat juridike në vitin 2010-të. Kureshtja që gjithnjë të jetë i informuar e shtyu që të bëhet gazetar. Aktualisht ai punon si gazetar dhe hulumtues në emisionin Drejtësia në Kosovë. Behari shquhet për raportimet e tij të shpejta. Ai ka punuar në disa media lokale në Mitrovicë dhe Vushtrri, dhe për disa vite ka qenë i angazhuar në një sërë projektesh me fokus të rinjtë. Behari është mjaft aktiv në basketboll. Shprehja e tij e veçantë është “Ka hy puna thellë”.