Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sotmbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”- njofton IHMK.