Policia e Kosovës

Klinë, raportohet një rast i marrëdhënies seksuale brenda familjes

Një rast i marrëdhënies seksuale brenda familjes është raportuar se ka ndodhur në Klinë më 22.04.2024.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Tutje është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Degradimi seksual i të miturës”.

“Është iniciuar vepra penale degradimi seksual i të miturës, jemi duke i ndërmarr veprimet e nevojshme dhe policia i ka marr autorizimet e nevojshme dhe njëkohësisht është ndaluar një person”- ka thënë ai.