Plagosja në Lupç të Podujevës, ndalohen 5 persona

Pesë personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë si të dyshuar në rastin e plagosjes së katër personave që ka ndodhur në Lupç të Podujevës më 01.05.2024.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”- tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupç të Podujevës më 01.05.2024 rreth orës 16:00. Tre nga të lënduarit u plagosën me armë zjarri, ndërsa një tjetër me thikë.

Prokuroria thotë se sipas hetimeve fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave (familjarë) ka pasur të shtëna me armë dhe është përdorur thika.

Prokuroria jep detaje për plagosjen e 4 personave në Lupç të Podujevës