Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy gra dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një burrë në Mitrovicë të Veriut

Një burrë ka raportuar se është sulmuar nga dy gra.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 29.04.2024 në rrugën ‘Çlirimi’ në Mitrovicë të Veriut.

“Sipas ankuesit, i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur”- thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.