A ka Kosova ujë të mjaftueshëm për hidrocentrale?

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u diskutuan burimet e ujit në Kosovë dhe shfrytëzimi i tyre për hidrocentrale.

Aktivistë për mbrojtjen e ambientit shfaqën shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e mjedisit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Reportazhi nga gryka e Deçanit shfaqi shqetësimin për dëmin e shkaktuar në lumin Lumbardh për prodhimin e rrymës.

Ndërkaq ekspertë të fushës diskutuan edhe për kapacitetet reale ujore të Kosovës për ndërtimin e hidrocentraleve.

Lidhur me këtë temë debatojnë : Besfort Kosova nga KOSID, Gani Berisha nga Ministria e Ambientit, Ellen Frank – Organizata Era Group, Adriatik Gacaferi  nga aktivist nga Deçani, Bledor Tolaj, banor, Bekim Shyti nga Shoqata për energji te riperteritshme, Baton Begolli nga Këshilli ndër-ministror për ujë e të tjerë…

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

Flamuri i Rusisë, Foto: Pixabay

Taxhikistani i ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Rusi, për shkak të trysnisë së madhe me të cilën po përballen qytetarët e Azisë Qendrore pas një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit njoftoi për “udhëzimin e përkohshëm” më 27 prill, një ditë pasi zyrtarët taxhikë shprehën shqetësimet e tyre se taxhikëve po u mohohej hyrja në Rusi “padrejtësisht”.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët taxhikë kanë raportuar për rritjen e shkallës së ksenofobisë kundër qytetarëve të Azisë Qendrore në Rusi, pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus, ku u vranë 144 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Hetuesit rusë thonë se sulmi – i cili është cilësuar si sulmi më i rëndë terrorist në dy dekadat e fundit në Rusi – u krye nga katër burra shtetas të Taxhikistanit.

Autoritetet ruse i kanë arrestuar 11 shtetas taxhikë, të fundit më 27 prill, dhe një shtetas rus të lindur në Kirgistan, në lidhje me këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një Shteti Islamik Khorasan, degë e grupit ekstremist Shteti Islamik, e cila është aktive në Afganistan dhe në Azinë Qendrore. Taxhikistani i ka arrestuar nëntë persona si të dyshuar për lidhje me sulmin.

Ministri i Jashtëm i Taxhikistanit, Sirojiddin Mukhriddin, tha më 12 prill se “një fushatë e devijuar informuese” në Rusi po krijon “perceptim negativ” për taxhikët.

Ai e dënoi edhe trajtimin që u është bërë të dyshuarve taxhikë në lidhje me sulm, pas akuzave se ata janë torturuar në paraburgim.

Disa të dyshuar taxhikë u shfaqën me shenja dhune dhe abuzimi në një gjykatë në Moskë pas sulmit. Ata u paraqitën të rrahur dhe ta mavijosur dhe me fytyra të ënjtura.

Rusia është destinacion i njohur për punëtorë taxhikë, të cilët migrojnë atje për të punuar në ndërtimtari dhe bujqësi. Më shumë se 652.000 taxhikë udhëtuan për Rusi për të punuar më 2023, sipas zyrtarëve taxhikë/REL/.