Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK një shtetase e Serbisë, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 27.04.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur një femër shtetase e Serbisë.

Sipas Policisë, e ndjera ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.