Pika kufitare në Bërnjak - 4 tetor 2023 Foto: KALLXO.com

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak, tentoj të korruptonte Policinë me 50 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 27.04.2024 ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh.

Pasi që Policia ka bërë kontrollin e automjetit, është vërejtur se në të kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.