Pasi Ilir Meta e la jashtë kryesisë së partisë, Monika Kryemadhi paralajmëron largimin nga politika
Monika Kryemadhi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika gjatë një komunikimi me mediat, para nisjes së Konventës Kombëtare, pasi mbeti jashtë strukturave udhëheqëse të Partisë së Lirisë.
Ajo u shpreh se në këto 30 vite ka qenë një gladiatiore në arenën e politikës dhe tashmë ka ardhur koha që mos të luftojë më, por të ketë prioritete të tjera.
E pyetur nga gazetarët se a ndjehet keq që mbeti jashtë strukturave të Partisë së Lirisë dhe se pse nuk e sfidoi Ilir Metën, Kryemadhi tha se “nuk do të luftojë më’.
“Monika Kryemadhi në këto 30 vite ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, pas 30 viteve mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë: Bora Besi dhe Era. Monika nuk do luftojë më por do shikojë prioritete të tjera. Mos harroni që ka mbushur 50 vjeç, një gjysmë shekulli. Dhe një gjysmë shekulli do vijë” – ka thënë ajo.
Ndërsa Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për mediat para nisjes së Konventës Kombëtare se nuk e ka larguar nga partia bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin.
Ai deklaroi se Kryemadhi mund të kandidojë për deputete/TopChannel/.