Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar dje me 27.04.2024 nga Policia e Kosovës në Prishtinë, për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 39.5 gram, 11 qese të vogla me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar për kokainë dhe një tablet e dyshuar si extazi me peshë 4.5 gram.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy meshkuj kosovarë në cilësinë e dëshimtarëve, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti në bazë të dy urdhëresave aktive është dërguar në vuajtje të dënimit.